Ramush Haradinaj ka njoftuar largimin nga drejtimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Njoftimin Haradinaj e ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku konfirmoi se nuk do të jetë në garë për pozitën e kryetarit të AAK-së.
Po ashtu, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj tha se zgjedhjet brenda partisë do të mbahen nga 20 shkurti deri më 6 qershor.
“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, u’a shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besimi që kam në kuadrin e Aleancës”, tha Haradinaj në një deklaratë per mediat pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës.
LEXO EDHE: Kurti sinjalizon gatishmërinë për diskutime për presidentin, Osmani anulon Mynihun!
Kandidatura e vetme e paraqitur deri më tani për kryetar të AAK është ajo e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.
LEXO EDHE: Formimi i institucioneve në Kosovë, reagon SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re!
Ndërkaq, për qëndrimin e partisë lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente, Haradinaj tha se AAK-ja ende nuk ka vendosur për këtë çështje.
Haradinaj është zgjedhur deputet i legjislaturës së dhjetë që u konsititua një ditë më parë. Ndërkaq, në zgjedhjet e dhjetorit ai ishte kandidat i AAK-së për kryeministër.
Në të kaluarën, Haradinaj ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.