Siç është bërë tashmë traditë, Motofest do të zhvillohet sot në mbrëmje duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë organizohet në Shqipëri një tubim ndërkombëtar motorësh, ku 130 motoristë nga e gjithë Evropa, do t’i bashkohen motoristëve tanë nga të gjitha trevat Shqiptare. Festa do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe organizohet nga Bashkia e Tiranës.