Celebrities Gossip Showbiz

“Goditje” për Harper Beckham? Postimi i Nicola Peltz rikthen në vëmendje përçarjen familjare!

Nicola Peltz ka nxitur sërish spekulime për marrëdhënien e tensionuar me familjen Beckham, pasi një postim i saj në rrjetet sociale u interpretua nga fansat si një “thumbim” ndaj Harper Beckham.

Aktorja publikoi fotografi nga dasma e vëllait të saj, Will Peltz, me modelen Kenya Kinski-Jones, ku ndau një dedikim plot emocione për çiftin.

Megjithatë, ishte një fjali në veçanti që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Willy, faleminderit që më dhe më në fund dhe zyrtarisht motrën e ëndrrave të mia, Ken

-shkroi Nicola në Instagram.

Shprehja bëri bujë, pasi vetëm pak vite më parë Nicola kishte përdorur pothuajse të njëjtat fjalë për Harper Beckham, motrën e vogël të bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham.

Në vitin 2024, ajo kishte deklaruar:

Nëse do të mund të krijoja motrën e vogël perfekte të ëndrrave, ajo do të ishte Harper. Ndihem me fat që e kam në jetën time.

Për këtë arsye, shumë fansa e interpretuan postimin e fundit si një sinjal se marrëdhënia mes Nicola-s dhe familjes Beckham vazhdon të jetë e ftohtë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur raportimet për përçarjen mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, vazhdojnë të dominojnë mediat britanike.

Së fundmi, në qendër të debatit u përfshi edhe Harper, pasi u raportua se kishte tentuar të rivendoste kontaktet me vëllain e saj, ndërsa më pas të dyja palët shkëmbyen akuza për mënyrën se si u menaxhua situata.

As Nicola dhe asnjë nga familja Beckham nuk kanë komentuar publikisht reagimet që shkaktoi postimi, duke lënë të hapura spekulimet se përplasja mes tyre mund të jetë ende larg zgjidhjes.