Ata kanë hequr zyrtarisht dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe së fundmi do të heqin dorë edhe nga pasuria e dasmës së tyre.
Bëhet fjalë për Princ Harry dhe Meghan Markle të cilët kanë vendosur të japin për bamirësi paratë e mbledhura nga dasma e tyre përrallore mbretërore prej 90.000 paundë.
E gjitha kjo shumë do t’i shkojë organizatës jo fitimprurëse “Feeding Britain” që furnizon me ushqim familjet britanike me të ardhura të ulëta.
Meghan dhe Harry të cilët momentalisht po jetojnë në Los Angeles, i telefonuan kryepeshkopit të Britanisë i cili kreu martesën e tyre në vitin 2018 e që gjithashtu është president i kësaj organizate, duke konfirmuar vendimin e tyre.