Harry Styles dhe Zoë Kravitz kanë bërë një paraqitje të re publike, duke u kapur “mat” së bashku në Toskana, Itali.
Së fundmi, këngëtari dhe aktorja kanë bërë disa udhëtime së bashku, me këtë arratisje të fundit në Itali që vjen pak ditë pasi çifti takoi babain e Zoës, Lenny Kravitz, në New York.
Më 16 shtator, të dy u panë duke ecur në rrugët e qytetit Monte Argentario. Pak ditë më parë, ata ishin parë edhe në Romë, pas paraqitjes së tyre të përbashkët në aeroportin JFK të New York-ut.
Duket se lidhja mes tyre po forcohet, teksa dy artistët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku, si në udhëtime ashtu edhe në dalje sociale.