Ditën e djeshme një vepër arti disi avangarde u shfaq në një ekspozitë në Miami e quajtur “Art Basel”. Vepra minimaliste konsistonte në një banane të vetme të mbajtur me ngjitëse në një telajo.
E krijuar nga Maurizio Cattelano ajo shërben si simbol i tregtisë botërore që fsheh kuptime të dyfishta si dhe nuanca humori. Kjo vepër që mijëra njerëz në botë e quajtën qesharake u ble nga një koleksionist francez për plot 120 mijë dollarë.
Mirëpo, artisti i njohur me emrin Dutana vendosi ta ‘shkatërronte’. Duke e konsideruar pjesë të artit pamor, ai e mori bananen dhe e hëngri para të gjithë ekspozitës teksa po xhirohej nga gazetarë dhe kameramanë. Veprimi i tij i papritur ka tronditur shumë persona ndërsa shumë të tjerë e kanë shijuar si një shfaqje të vërtetë humori.
Dutana u arrestua nga policia por u lirua shumë shpejt pasi organizatorët e zëvendësuan bananen me një tjetër. Pasi u lirua artisti tha: “Më pëlqeu arti i Cattelanos. Ishte shumë i shijshëm”.