Sport

Hidhet shorti për Botërorin e Klubeve, për herë të parë me 32 skuadra! Do garojnë verën e ardhshme në SHBA

Shorti për Botërorin e parë të Klubeve me 32 ekipe është hedhur, dhe turneu do të zhvillohet në SHBA gjatë verës, duke ndjekur formatin e ngjashëm me Kupën e Botës për Kombëtaret.

Goglat kanë rezervuar takime mjaft interesante. Në grupin B spikat PSG-Atletico Madrid, ndërsa në grupin C Bayern Munchen do masë forcat me portugezët e Benficas. Në grupin G, City gjen Juventusin, sakaq në Grupin H, Real Madrid sfidon Al Hilalin.

Grupet janë ndarë si më poshtë:

Grupi A

Palmeiras
Porto
Al Ahly
Inter Miami

Grupi B

PSG
Atletico Madrid
Botafogo
Seattle Sounders

Grupi C

Bayern
Auckland City
Boca Juniors
Benfica

Grupi D

Flamengo
Esperance sportive de Tunise
Chelsea
Club Leon

Grupi E

River Plate
Urawa Red Diamonds
Monterrey
Inter

Grupi F

Fluminense
Dortmund
Ulsan Hyundai
Mamelodi Sundowns

Grupi G

Manchester City
Wydad Casablanca
Al Ain
Juventus

Grupi H

Real Madrid
Al Hilal
Pachuca
Salzburg

Këto janë 8 grupet me nga 4 skuadra, me botërorin e klubeve që nis më 15 qershor deri më 16 korrik 2025 dhe mbahet në SHBA.

Ky format i ri i jep mundësi më shumë ekipeve nga kontinente të ndryshme për të konkurruar në këtë turne prestigjioz.

LEXO EDHE: ZYRTARE/ E kërkon e gjithë Italia, Kristian Shpendi firmos deri në vitin 2028 me Çezenën!