Në fillim të viteve 1990, fotoreporteri brazilian Sebastião Ribeiro Salgado, i cili ndërroi jetë këtë vit më 24 maj në moshën 81-vjeçare ishte dërguar në Ruandë për të mbuluar gjenocidin, një përvojë që e la thellësisht të traumatizuar.
Në vitin 1994, kur u kthye në vendlindjen e tij në Minas Gerais, Brazil, Sebastião shpresonte të gjente ngushëllim në pyjet e gjelbra të fëmijërisë së tij. Por në vend të kësaj, ai zbuloi se shtëpia e tij ishte shndërruar në një tokë të thatë dhe të zhveshur që shtrihej për milje me radhë, pa asnjë shenjë jete të egër.
“Tokës i kishte rënë shëndeti, njësoj si mua. Vetëm rreth 0.5% e sipërfaqes ishte e mbuluar me pemë,” tha ai.

Në atë kohë, bashkëshortja e tij, Lélia Deluiz Wanick Salgado, propozoi që të nisnin një projekt të guximshëm për të ripyllëzuar të gjithë zonën. Sebastião e mbështeti idenë dhe së bashku, gjatë 20 viteve të ardhshme, mbollën plot 2.7 milionë pemë.

Përpjekjet e tyre sollën ringjalljen e 1,500 hektarëve pyll tropikal, dhe kjo zonë u bë strehë për 293 lloje bimësh, 172 lloje shpendësh dhe 33 lloje kafshësh, disa prej të cilave ishin në rrezik zhdukjeje.