Në vitin 2011, peshkatari brazilian João Pereira de Souza, i cili jeton në një fshat të një ishulli jashtë zonës së Rio De Zhanieros në Brazil, shpëtoi një pinguin të vogël, të mbuluar me vaj, në një plazh pranë shtëpisë së tij. Ai e pastroi dhe ushqeu zogun, duke i vendosur emrin Dindim. Pasi u shërua, Dindim u lirua, por u rikthye disa ditë më vonë, duke filluar një miqësi unike ku ai çdo vit notonte për 8000 km për të takuar burrin që i shpëtoi jetën.

Për pesë vite me radhë, Dindim u kthye çdo dimër për të qëndruar me João edhe pse gjatë verës migronte drejt veriut për t’u ushqyer. Pinguini qëndronte për 8 muaj me mikun e tij dhe 4 muaj të tjerë lëvizte përgjatë bregut të Argjentinës. Lidhja e tyre ngjante me sjelljen e çiftëzimit të pinguinëve: tundje bishti, tinguj karakteristikë dhe prekje të buta me sqep.
“E dua pinguinin sikur ta kem fëmijën tim dhe besoj fort se dhe ai më do mua. Ai nuk lejon askënd ta prekë përveç meje, më lejon ta pastroj dhe ushqej. Askush nuk më besonte kur i thoja se ai do të kthehet vazhdimisht por tashmë që e kanë parë që ai vjen në Qershor dhe largohet ne Shkurt dhe sesa ai lumturohet kur më sheh, gjithçka është besuar”- është shprehur Joao.

Edhe pse Dindim ndaloi së ardhuri në vitin 2016, ndoshta për të krijuar familjen e tij, historia e tij u përhap në mbarë botën, duke frymëzuar libra dhe një film. Miqësia e tyre e jashtëzakonshme mbetet një kujtesë e fuqishme për besnikërinë, besimin dhe magjinë e qetë të mirësisë mes specieve.
