Pesë milionë është një numër që shumica prej nesh vështirë se mund ta kuptojnë, veçanërisht kur flasim për makina. Megjithatë, Tesla, mundi që të arrijë këtë moment historik. Dy ditë më parë Tesla nxori në treg makinën e saj elektrike të pesëmiliontë, një numër që, dy dekada më parë, mund të dukej si një ëndërr në botën e automobilave.
Madje, pak mund të kishin parashikuar ndikimin që do të kishte ky fillim i makinave elektrike në industrinë e automobilave. 15 vjet më parë, ata zbuluan krijimin e tyre të parën një Roadster origjinal. Për të arritur shitjen e 1 milion makinave u deshën 12 vjet, një afat kohor që përfundoi në mars 2020.
Congratulations Tesla Team!
That’s a lot of cars. https://t.co/kFbERIqdTf
— Elon Musk (@elonmusk) September 17, 2023
Por më pas, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Ritmi u përshpejtua, milioni i dytë u shfaq brenda 18 muajve. 11 muaj më vonë, milioni i tretë u arrit dhe për të arritur shifrën 4 milionë u nevojiten vetëm shtatë muaj. Ndërkaq, Tesla tani është duke prodhuar dy milionë makina në vit. Nëse po flasim për specifikat, njësia e artë pesë milionëshe nuk ishte tjetër veçse Tesla Model 3 Highland elegant, duke shfaqur një Pearl White me klasë.