Trajneri Christian Panucci ka lëkundur ndjeshëm pozitat e tij, pas humbjes së mbrëmshme me Skocinë në Gllasgou, në një ndeshje ku përpos humbjes, kuqezinjtë u panë në vështirësi shumë të mëdha. Krahas gjendjes jo të mirë fizike, duket se ekipi vuajti dhe ndryshimet e skemës, që siç pohuan lojtarët, deri diku nuk ishin të provuara. Në Grupin 1 të Ligës C, Shqipëria ka 3 pikët e marra në sfidën e së premtes me Izraelin në “Elbasan Arena”. Ndërkaq, takimi i rradhës luhet në Izrael.