Seanca gjyqësore për Alqi Bllakon, ish-deputet dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, lidhur me inceneratorin e Tiranës, është shtyrë për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.
Seanca e re është caktuar për datën 13 shkurt në orën 14:30.
Në 37 fashikuj hetimor për inceneratorin e Tiranës ku Bllako po gjykohet veçmas 12 të akuzuarve të tjerë, SPAK e akuzon për dy shkelje korruptive gjatë kohës që mbante detyrën në Ministrinë e Mjedisit, akuza të cilat ai i ka hedhur poshtë. Sipas SPAK, Bllako është përfshirë në skemën e inceneratorëve dhe dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro, të cilat dyshohen se janë përdorur për blerjen e mamonerive nga i ati, një akuzë që ish-deputeti e mohon.
Gjithashtu, Bllako akuzohet për një tjetër pagesë prej 7.5 milionë lekësh, të paguara për Vladimir Bezhanin, që në atë kohë shërbente si këshilltar i ministrit të Mjedisit. Ky akt dyshohet të ketë pasur lidhje me favorizimin e kompanive që kishin lidhje me inceneratorët.
Alqi Bllako ka deklaruar vazhdimisht pafajësinë e tij, duke pohuar se nuk ka pasur lidhje me korrupsionin në këtë çështje. Ai ka mohuar çdo akuzë të lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, të cilët janë gjithashtu pjesë e hetimeve të SPAK. Seanca e ardhshme pritet të shërbejë për vazhdimin e hetimeve dhe për të marrë një vendim mbi fatin e ish-deputetit.