E ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Ola Zenelaj ka treguar se ka parë një ëndërr, por nuk zbuloi se për çfarë bëhej fjalë.
Edhe pse moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, këmbënguli që ish-banorja e “Big Brother VIP 4” të tregonte se kë kishte parë në ëndërr, Ola tha se ishte dikush nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, një djalë.
“Nuk e them dot, do të shkaktojë shumë polemika”, tha Ola.
Pjesë nga biseda:
Nevina: Çfarë ëndrre ke parë sot?
Ola:Nuk e them dot se kjo është shumë brutale.
Nevina: Po pse nuk na e tregon?
Ola: Nuk mundem
Nevina: Me çfarë ishte?
Ola: Më mirë nuk e them se sa të gënjej. Ka të bëjë me dikë që ka qenë në BBV
Nevina: Vajzë apo djalë?
Ola: Djalë
Nevina: I bëre kuriozë të gjithë
Ola: Nuk e them dot, do të shkaktojë shumë polemika.