Celebrities Gossip Lancio Music Showbiz

I ftuar në TAR, Faton Qerimi flet për karrierën e tij muzikore dhe bashkëpunimin me Dj Trendy!

“Lancio” është emisioni muzikor në radio, që vjen nga e hëna në të premte me një sërë intervistash interesante, muzikë të mirë, klasifikime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të ftuar specialë.  Faton Qerimi ishte i ftuar në “Lancio” përmes një lidhje telefonike për të folur për karrierën e tij muzikore.

Një student arkitekture, por që me sa duket pasioni i tij, muzika, e fitoi, Fatoni flet në TAR për muzikën e tij. Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin e tij me Dj Trendy, i cili ishte poashtu i ftuar në “Lancio”. Kënga e tyre ‘U kry’, ka arritur  të bëhet pjesë e The Top List në Top Albania Radio dhe Fatoni u shpreh vërtet mirënjohës dhe i lumtur për këtë arritje. Ndërkohë, ai zbuloi se si erdhi ky projekt i tyre i përbashkët.

Ishte shumë interesante si erdhi kënga. Gjithçka erdhi në përputhshmëri dhe ne u takuam dhe e lansuam menjëherë sepse asgjë nuk u bë e sforcuar dhe idetë tona arritën të shkrihen në përputhshmëri për produktin final.

Ai gjithashtu u shpreh mbi suksesin e tij në TikTok dhe foli për rëndësinë dhe ndikimin që kjo platformë ka sot te të rinjtë. Por me cilin artist do të dëshironte të bënte një bashkëpunim Faton Qerimi?! Këtë e zbuloi vetë artisti i ri në “Lancio”.

Alban Skënderaj dhe Yll Limani.