I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Gentian Ndoj, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi vendimin për t’u larguar nga ky program, çfarë do t’i mungojë më shumë, si dhe çfarë po kërkon ai tashmë nga një lidhje e re dashurie…
Tani që je jashtë atij programi, a je i hapur për lidhje të reja, apo të duhet pak kohë reflektimi?
Jo, absolutisht, jam i hapur. Shpresoj që po na dëgjon dhe ndonjëra tani dhe t’ia tërheqim vëmendjen. Gjithmonë i hapur, shpresoj që një ditë të gjej personin e duhur.
Kush është vajza ideale për ty?
Nuk kam një përgjigje ekzakte për të, por që kur ta shoh e di dhe e ndiej që do jetë e duhura për mua. Ai zjarri që ndizet…