Aktualitet Politikë

I sfiduar nga Salianji? Berisha: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi!

“Agjendë personale” i ka cilësuar Sali Berisha, takimet e Ervin Salianjit me demokratët. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit, kreu demokrat theksoi se pretendimi i Salianjit se “militanti demokrat nuk dëgjohet” është një “mashtrim i madh”.

Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet nuk ka mashtrim në të madh. Këto 4 vite, militanti demokrat ka votuar më shumë se kurrë. Të ndjekësh një agjendë personale është një zgjedhje që nuk ka asnjë kundërshtim.

Berisha theksoi se strukturat e PD-së në Durrës e kanë braktisur Salianjin, duke konsideruar se atij iu bashkuan vetëm një grup të pakënaqurish, të cilët nuk u përfshinë në listat për deputetë ose, që sipas tij, kanë punuar për Partinë Socialiste dhe kanë frikë nga analiza e brendshme që po zhvillohet në parti.

Ata ishin një grup të pakënaqurish se nuk u futën në listat për deputetë dhe të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë nga analiza  që po u bëhet.  Ata që i kanë tradhtuar militantët që kanë punuar për Ani Drymishët e të tjerë do të japin llogari, theksoi kreu demokrat.

Ndërkaq, nënvizoi se nuk bëhet fjalë për përjashtime, por llogaridhënie.

Ata që në vend të fushatës zgjodhën turizmin, kanë këto qëllime të tyre. I përgëzoj demokratët e Durrësit dhe u garantoj se do të ketë llogaridhënie.

I pyetur nëse Ervin Salianji rrezikon përjashtimin, Berisha tha se deputeti është i lirë të vazhdojë agjendën e tij personale dhe të ngrejë çështje në kryesi, duke shtuar se “zgjedhja është thelbi i lirisë” dhe se Salianji ka marrë tashmë vendimin e tij.