Mauro Icardi duket se po jeton një kapitull të ri të dashurisë në jetën e tij personale. Pas përfundimit të martesës së gjatë me Wanda Nara, sulmuesi argjentinas ka nisur një lidhje me aktoren China Suarez dhe nuk heziton të ndajë momente romantike me ndjekësit e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke mbajtur një unazë, krah për krah me Suarezin.
Postimin e shoqëroi me mbishkrimin “Të dua”, çka ka ndezur menjëherë spekulimet për një fejesë të mundshme apo plane për martesë mes çiftit të ri.
Kjo është një nga paraqitjet më të drejtpërdrejta që Icardi ka bërë për të shprehur ndjenjat ndaj partneres së tij të re.
Ndërkohë, edhe pse Icardi duket se po shijon jetën në krahët e Suarezit, ish-bashkëshortja e tij Wanda Nara ka reaguar në mënyrë të ndjeshme pas këtij lajmi.
Në një deklaratë të ndarë në rrjetet sociale, ajo shkroi:
Jeta vazhdon dhe ndonjëherë unë nuk jam e fortë
– duke lënë të kuptohet se lajmet e fundit e kanë prekur emocionalisht.
Burime pranë mediave argjentinase theksojnë se Wanda është aktualisht e ndarë edhe nga partneri i saj i fundit, duke e kaluar këtë periudhë me fokus te familja dhe projektet personale.
Romanca e re e Icardit me China Suarez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse çifti do të konfirmojë planet për një martesë të ardhshme.