Identifikohet për herë të parë në Evropë sëmundja vdekjeprurëse e bagëtive!

Sëmundja hemorragjike epizootike, e cila mund të jetë fatale tek gjedhët, është identifikuar për herë të parë në Evropë. Sëmundja nuk është e transmetueshme te njerëzit. Agjencia vë në dukje se në kontinent ka mbërritur një specie mushkonjash përmes së cilës transmetohet virusi, kjo si pasojë e ndryshimeve klimatike. Rastet e para të sëmundjes virale u zbuluan në vjeshtën e vitit 2022 në Sardenjë dhe më pas në Siçili. Më pas raste të tjera të sëmundjes vdekjeprurëse u identifikuan në Andalucia, Spanjën jugore.

Tek gjedhët, sëmundja potencialisht fatale shkakton ethe, anoreksi, çalim dhe shqetësime në frymëmarrje. Sëmundja hemorragjike epizootike u regjistrua për herë të parë në vitin 1955 në dre në Virxhinia, SHBA. Në vitet në vijim virusi u përhap në Azi, Australi dhe Afrikë.

Studiuesi Stefan Ziedara tha se:

15 vjet më parë nuk e imagjinonim që sëmundja mund të arrinte një ditë në Evropë. Përhapja e saj është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimit të klimës që lejon mushkonjat vektore të mbijetojnë në zonat evropiane.