Celebrities

“Idiot, na ofendon nënat…”/ Vesa Luma reagon ashpër ndaj Jozit: Jam krenare për rrënjët e mia!

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Pak më parë, përmes një postimi ka reaguar këngëtarja Vesa Luma:

Me dalë një idiot si puna e këtij Jozefit me na i ofendu nanat? Për Zotin kam reaguar mijëra herë, vite ndër vite, pak a shumë për t’ia kujtuar disave që plagët janë të hapura. Por sa më shumë dëgjoj injoranta si puna e tij, aq më shumë jam krenare pë rrënjët e mia, për forcën për durimin e dashurinë që na karakterizon! Sot zgjedh në vend se të shaj këtë njeri t’i uroj nga zemra mos me pas kurrë dhimbjen tonë!

Pak më parë, përmes një postimi në Instagramin e Jozit, ish-banori ka kërkuar falje publike!