Aktualitet

IKMT akuzon për shpërdorim detyre kryebashkiaken e Sarandës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzoi në Prokurori Kryetaren e Bashkisë së Sarandës. Floriana Koka akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’. Së bashku me kryebashkiaken socialiste janë kallëzuar penalisht edhe paraardhësi i saj Edmond Gjoka, dhe ish-shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari. Sipas IKMT-së, këta zyrtarë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e një kompleksi multifunksional në bregdetin e Sarandës.