Aktualitet

IKMT nisi prishjen e dy pallateve 5-katësh në Hamallaj të Durrësit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, nisi prishjen e dy pallateve 5-katësh në Hamallaj të Durrësit. Pas tërmetit të 26 Nëntorit të kaluar, objektet u vlerësuan si të pabanueshëm e të rrezikshëm nga ekspertët për shkak të dëmtimeve të rënda. Njëherazi, Inspektoriati vazhdon me procesin e shembjes në Shijak, Ishëm e Durrës. Prej fillimit të punës për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, IKMT-ja ka prishur 130 godina me përmasa të konsiderueshme.