Aktualitet

Impianti i mbetjeve në Sharrë, si do jetë projekti i trajtimit

Të gjitha mbeturinat e Tiranës do të izolohen me tre shtresa kapsulimi që nuk lejojnë çlirimin e gazit në atmosferë dhe depërtimin e ujërave nën tokë. Këto shtresa do të mbulohen me një metër dhe vegjetativ, ku do të mbillen lule dhe pemë. Ky projekt që po realizohet në Sharrë, i jep fund ndotjes mjedisore që shkaktonte landifili dhe shqetësimit të banorëvë aty pranë. Zona e trajtimit të mbetjeve do të kushtojë 128 milionë euro, e pritet të përfundojë në vitin 2023.