E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë konkurrentja e “Përputhen” Dasina Gjegji. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë program, shkëndijat e dashurisë me njërin prej djemve aty, por duke u ndalur pak edhe tek situatat e fundit në “Big Brother VIP”…
Si e sheh trekëndëshin Ina-Keijsi-Stelina?
Kur e mendoj nga ana e Stelinës, se sa e thyer është ndier ajo, normal që më vjen keq. E mendoj edhe nga krahu i Inës, sepse i njoh të dyja vajzat.
Mendon se Ina e pëlqen vërtet Keijsin?
E kishin atë kimi me njëri-tjetrin, por në “Big Brother VIP” nuk më kanë pëlqyer shumë.
Kur doli Keijsi nga shtëpia, e përcollën shumë pak veta…
Nga fjalori që ka përdorur. Mendoja që do shkonte më larg, më dukej më i fortë, por e humbi tek kjo. Për ato situata që unë kam parë, as unë nuk do ngrihesha për t’ia dhënë dorën.
Si mendon se do të vijojë tani loja me Inën dhe Stelinën pas daljes së Keijsit?
Inën e shoh pak më të fortë, Stelina e humbi pak me Keijsin. Nuk e imagjinoj dot sa shumë mund ta ketë dashur, sa të qajë aq shumë mbas Keijsit. Mendoj se do të jenë më të qeta me njëra-tjetrën dhe mund të bëjnë dhe aleancë.