Të paktën 55 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një greminë në shtetin jugor të Telanganit në Indi. Autobusi kthehej nga një tempull hindu dhe brenda tij gjendeshin 94 pelegrinë. Mediat vendase njoftuan se mjeti mund të ketë pasur probleme me sistemin e frenimit, megjithatë po hetohet për shkaqet e plota të aksidentit.