Një avion i Air India-s që udhëtonte për në Angli u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga qyteti indian i Ahmedabadit. Siç raportuan mediat indiane, në bord ishin 242 persona.
Eshtë fjala për fluturimin AI171 i Air India, një Boeing 787 Dreamliner, që udhëtonte për në London Gatwick. Pamjet e transmetuara nga stacionet televizive lokale treguan tym që ngrihej nga vendi i rrëzimit, pranë aeroportit të Ahmedabadit. Aksidenti ajror ndodhi rreth pesë minuta pas ngritjes.

230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit ishin në bord. Njoftimin e dha Air India dhe u citua nga India Today. Në një postim në X, linja ajrore shkroi:
Fluturimi AI171, që operonte në itinerarin Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi në një aksident sot, më 12 qershor 2025. Aktualisht po verifikojmë detajet.
Ministri i Aviacionit Civil, Kinjarapu Ram Mohan Naidu iu drejtua vendit të rrëzimit të Boeing 787 të Air India-s, pranë Aeroportit Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit.