Aktualitet

Inspektim shkollave, çerdheve dhe konvikteve, Deda: 726 institucione me probleme!

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, Inspektoriati Shtetëror raporton se 726 çerdhe, shkolla, kopshte dhe konvikte kanë patur probleme me lagështirën, kushtet higjeno-sanitare dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Pas kontrolleve, kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, thotë se janë dhënë rekomandimet përkatëse për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit të ri shkollor.