Aktualitet

INSTAT: Në Shqipëri ulet numri i papunësisë në 12.4%!

Papunësia në vend u ul sërish në 3-mujorin e dytë të vitit, ndonëse me ritëm më të ulët se në 3-mujorët e mëparshëm. Instituti i Statistikave raportoi se për periudhën Prill-Qershor, shkalla e saj zbriti në 12.4 nga 12.5% që ishte në 3-mujorin e parë. Ky është 3-mujori i 10-të rresht që papunësia në vend shënon rënie duke zbritur në nivelin më të ulët që nga 2008-ta.