Aktualitet

INSTAT: Sektori i ndërtimit në Shqipëri shënon rritje!

Sektori i ndërtimit në Shqipëri shënoi rritje në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë janë miratuar gjithësej 221 leje nga 101 që janë miratuar një vit më parë. Vetëm në Tiranë, numri i lejeve të ndërtimit ishte 65, duke shënuar një rritje prej 51% në raport me tre muajt e parë të vitit të kaluar. Fieri, Elbasani, Durrësi dhe Korça kanë pasur rritjen më të madhe të numrit të lejeve të marra ndërsa Kukësi është i vetmi qytet që nuk ka asnjë leje ndërtimi të miratuar. Pas një periudhe ngërçi sektoi i ndërtimit duket se është rikthyer në punë me të gjitha kapacitetet.