Sport

Interi me hap kampioni, goli i kapitenit i mjafton zikaltërve për të ruajtur distancën me ndjekësit!

Interi nuk gaboi në javën e 21-të të Serie A dhe u kthye nga Udine me tri pikë të arta. Në stadiumin Bluenergy, zikaltërit dominuan Udinesen dhe fituan 1-0, duke konfirmuar kryesimin në kampionat.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 20-të nga Lautaro Martinez. Kapiteni zikaltër përfitoi nga një asist elegant me thembër i Pio Espositos, kaloi bukur mbrojtësin dhe finalizoi saktë me një goditje nga jashtë portës.

Interi ishte superior gjatë gjithë ndeshjes. Dimarco ishte pranë golit në dy raste dhe madje iu anulua edhe një realizim. Udinese reagoi vetëm në minutat e fundit, duke ushtruar presion të fortë në zonën e Interit, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.

LEXO EDHE: Real Madridi bën autokritikë, fiton 2-0 kundër Levantes në debutimin e Arbeloas në ‘Bernabeu’! Tifozët fërshëllejnë lojtarët!

Trajneri Cristian Chivu e menaxhoi mirë avantazhin, duke forcuar mesfushën me futjen e Akanjit. Me këtë fitore, Interi mbetet në krye të renditjes dhe ngjitet në kuotën e 49 pikëve.

LEXO EDHE: Manchesteri ‘vishet’ i kuq, United dominon 2-0 Cityn dhe e nxjerr nga gara për titullin kampion në Premier League!