Interpol Tirana ekstradoi drejt Amerikës dy persona në kërkim ndërkombëtar. Shtetasit e moshave 30-vjeç, të lindur në Shtetet e Bashkuara akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e substancave psikotrope”. Vitin e kaluar, Gjykata e Konektikat-it vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkaq u arresuan në vendin tonë në një operacion të Policisë së Shtetit e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë e Hetimit pranë Ambasadës së Uashingtonit në Tiranë.