Aktualitet

Intoksikimi i punonjëseve në Durrës, hetim kushteve të punës

Policia e Durrësit po heton kushtet e punës, pas intoksikimit të 24 punonjëseve të një rrobaqepësie në Shkozet. Ndërkaq, ende nuk ka përgjigje për kampionët e gjakut që u dërguan në Tiranë, për ekzaminim toksikologjik. Një ditë më parë, 24 të intoksikuarat, mes të cilave një shtatzënë, u paraqitën në Urgjencën e Durrësit. 14 prej tyre vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje mjekësore. Kompania që i ka punësuar, vepron në tregun shqiptar prej rreth dy vjetësh e gjysmë, me aktivitet prodhimin e veshjeve ushtarake e civile.