Qeveria e Iranit prezanton sot Buxhetin e 2019-ës, në një vend ku ekonomia vuan nga probleme të thella, që nuk janë të lidhura vetëm me sanksionet amerikane. Riali iranian humbi gati gjysmën e vlerës kur në Maj, Presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e Uashingtonit nga Marrëveshja Ndërkombëtare e 2015-ës. Akordi kufizonte Programin Bërthamor të Teheranit.