Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është paraqitur mesditën e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja, por vetë Murrizi pati një përgjigjie ironike kur u pyet përse ishte sot në SPAK.
“Për fushatë. A janë shokët e Erionit?”- u shpreh ish-ligjvënësi.
Myslim Murrizi kandidon si deputet në listat e hapura të PD-së për qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.