Bota

Ish-drejtori i FBI-së kritikon ashpër Presidentin Trump

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey sulmoi presidentin Donald Trump, duke e akuzuar se thotë gënjeshtra dhe minon sundimin e ligjit. Pas një dëshmie që dha mbrëmë në Dhomën e Përfaqësuesve, Comey u tha gazetarëve se emri i FBI-së ka marrë një goditje të rëndë, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, me bashkëpunëtorët e tij, ka gënjyer vazhdimisht për këtë. Comey goditi gjithashtu republikanët, duke thënë se ata kanë shumë frikë t’i kundërvihen Trump dhe mbështetësve të tij.