Aktualitet

Ish-gjyqtari Miri te Krimet e Rënda, avokati kërkon gjykim të shkurtuar

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca paraprake për ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Avokati i tij ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën shprehet gjykata, që do të shqyrtojë dosjen në themel. Miri akuzohet për “korrupsion”, pasi në fillim të nëntorit të kaluar, në banesë iu gjetën 300 milionë lekë, të pajustifikuara.