Bota

Ish-legjenda e futbollit Andriy Shevchenko ofron strehim për refugjatët ukrainas!

Ish-legjenda e futbollit Andriy Shevchenko ka pohuar së fundmi se do të pranojë familje refugjatësh nga Ukraina në shtëpinë e tij në Surrey, pasi synon të mbështesë 150 ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar. Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe Milanit ka hapur një llogari për të mbledhur para për vendin e tij.

Ai tha për ‘BBC’ se ishte një kohë shkatërruese për të, familjen e tij dhe për të gjithë Ukrainën. Shevchenko thotë se ka folur me ambasadorin në Ukrainë dhe shpreson të presë disa familje në shtëpinë e tij. Ai shton se familja e tij ndoshta do të qëndronte në Ukrainë, veçanërisht pasi nëna e tij ka një gjendje shëndetësore që e bëri të vështirë për të largimin nga Kievi.

Kjo është një situatë me të cilën po përballen qindra e mijëra familje në Ukrainë dhe ne duhet të marrim një vendim.

Ai gjithashtu falënderoi njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ndërkaq, një familje e përbërë nga tre anëtarë, mamaja dhe dy fëmijët me prejardhje nga Ukraina, mbërritën para disa ditëve në Laknas të Tiranës dhe mund të thuhet se janë zyrtarisht familja e parë e refugjatëve ukrainas të ardhur në Shqipëri pas agresionit rus në vendin e tyre. Ata mësohet se do të strehohen përkohësisht në një biznes lokal agroturizmi të zonës.

Teksa kjo është familja e parë ukrainase që bëhet publike për ardhjen në Tiranë, mijëra familje të tjera ukrainase kanë marrë rrugët drejt shteteve Polonia, Hungaria, Rumania, Moldavia apo vendet e Bashkimit Evropian. Ky është rasti i dytë kur Shqipëria është zotuar se mund të marrë përsipër strehimin e refugjatëve, pas ngjarjeve të verës së shkuar në Afganistan.