Milani e ka fituar Kupën e fundit të Italisë edhe falë rendimentit të tij. Dy gola në ndeshjen e parë në suksesin 4-1 ndaj Romës dhe asist për golin e Rivaldos në sfidën e kthimit. U luajt vetëm 3 ditë pasi kuqezinjtë ngritën trofeun e Champions-it në finalen e Mançesterit kundër Juventusit.
LEXO EDHE: Presidenti i La Ligës sulmon Barcelonën: Kanë bërë korrupsion sportiv
Serxhinjo i kujton kështu: Ditë të jashtëzakonshme! Kishim shumë tension dhe presion, por ishin të bukura. Braziliani do të jetë në Romë për të parë finalen dhe sigurisht që do të bëjë tifo për formacionin e Konseisaos.
LEXO EDHE: Ancelotti nuk vjen vetëm te Brazili, kërkon të rikthejë Ricardo Kakan te Seleçao si…
“Milani ka konfirmuar që është një skuadër e madhe, por në harkun e 90 minutave ka disa ulje-ngritje që në fakt nuk duhet të ndodhin. Në të gjithë sezonin e ka pasur këtë problem dhe kjo gjë i ka kushtuar vendin jashtë Champions-it. Mund t’i mbetet peng, sepse mund ta kapte. Shpresoj që të ndodhë, por nuk është e lehtë. Bolonja është një skuadër e vështirë dhe shumë e rrezikshme. Në rast se do t’i lërë hapësira mund ta ndëshkojë. Presioni në një finale sigurisht është për Milanin, por ata dinë që ta përballojnë këtë moment”, ka thënë Serxhinjo.