Gossip Showbiz

Ish-menaxheri i Gjestit “godet” sërish! Kundërshton deklaratën e Dj Gimbos! “Kam qenë në gjendje të mbaja plumbin…”

Alberati, producenti muzikor dhe ish-shoku i Gjestit, ka reaguar pas deklaratave të DJ Gimbos në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”.

DJ Gimbo shprehu dyshimet e tij në lidhje me akuzat për dhunë nga ana e Gjestit ndaj Diellzës, duke theksuar se nuk besonte në ato pretendime pasi nuk kanë qenë asnjëri present në situatë.

Alberati e ka kundërshtuar këtë version dhe ka reaguar sërish në rrjete sociale.

Ai ka theksuar se ishte prezent në një moment kur thuhet se është ushtruar dhunë dhe ka shpjeguar se, në atë periudhë, ishte gati të mbante pasojat për të mbrojtur Gjestin dhe DJ Gimbon.

Megjithatë, ai shton se pas asaj ngjarjeje, ata i kërkuan të mos ndërhynte më në marrëdhënien mes Gjestit dhe Diellzës.