Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik 2024 është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës. Njoftimi u bë nga ndihmësit e tij, të cilët shpjeguan se Biden u ekzaminua javën e kaluar pasi kishte vuajtur nga probleme të traktit urinar. Të premten ai u diagnostikua me kancer në prostatë, i përhapur në kocka.
Megjithëse kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj hormoneve, duke lejuar një menaxhim efektiv. Presidenti dhe familja e tij po diskutojnë opsionet e trajtimit me mjekët.
Kancerit të prostatës i jepet një pikë e quajtur rezultati Gleason. Në një shkallë nga 1 deri në 10, mat si duken qelizat e kancerit në krahasim me të shëndetshmet e Biden shënoi 9, çka sugjeron se kanceri i tij është ndër më agresivët. Kur kanceri i prostatës përhapet në pjesë të tjera të trupit, shpesh përfshin kockat. Kanceri metastatik është shumë më i vështirë për t’u trajtuar se i lokalizuari pasi ilaçet mund të kenë vështirësi për të arritur të gjithë tumoret e çrrënjosur plotësisht sëmundjen.
Megjithatë, kur tumoret e prostatës kërkojnë që hormonet të rriten, si në rastin e Bidenit, ato mund të jenë të ndjeshme ndaj trajtimeve që e privojnë nga hormonet. Shëndeti i Bidenit, 82 vjeç, ka qenë një shqetësim kryesor për votuesit gjatë presidencës së tij.
Pas një paraqitjeje katastrofike debati në qershor ndërsa kandidonte për rizgjedhje, Biden braktisi ofertën e tij për një mandat të dytë. Demokratja Kamala Harris u emërua si kandidate, por u mund nga republikani Donald Trump, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas një pauze katërvjeçare.
Në shkurt të vitit 2023, Bidenit iu hoq një lezion lëkure nga kraharori, një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës. Në nëntor 2021, atij iu hoq një polip nga zorra e trashë, një lezion beninj, por potencialisht prekancerogjen. Në vitin 2022, Biden e ktheu “goditjen e kancerit” në prioritet kryesor për administratën e tij, me synimin për të përgjysmuar normat e vdekjeve nga kanceri gjatë 25 viteve të ardhshme. Nisma ishte një vazhdimësi e përpjekjeve për të trajtuar një sëmundje që i mori jetën djalit të tij të madh, Beau.
Donald Trump i uron Bidenit shërim të shpejtë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka uruar paraardhësit demokrat Joe Biden, shërim të shpejtë.
Melania dhe unë jemi të pikëlluar nga diagnoza e fundit mjekësore e Joe Bidenit. Mendimet tona të përzemërta shkojnë për Jillin e familjen dhe i urojmë Joe-it një shërim të shpejtë e të plotë!