Gossip Showbiz

Ish-ylli i “Little Mix” bëhet nënë për herë të parë pas një shtatzënie të rrezikshme!

Këngëtarja britanike Jesy Nelson ka sjellë në jetë dy vajza binjake identike, pas një shtatzënie të komplikuar.

Ajo dhe partneri i saj, këngëtari Zion Foster, janë bërë prindër për herë të parë, pasi Jesy iu nënshtrua një lindjeje emergjente në javën e 31-të të shtatzënisë.

Binjaket erdhën në jetë dy muaj më herët, por janë përshkruar nga vetë këngëtarja si “të shëndetshme dhe të forta në luftë”.

Jesy ishte diagnostikuar me sindromën TTTS (transfuzion nga binjaku në binjak), një gjendje serioze që kërkoi monitorim të vazhdueshëm dhe shtrime të shpeshta në spital për të siguruar shëndetin e saj dhe të foshnjave.

Në një postim emocional në Instagram, ajo shkroi:

Vajzat tona të bukura vendosën të vijnë në javën 31+5. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, por jemi të bekuar që janë me ne, të shëndetshme dhe duke luftuar fort! Nuk jemi ndjerë kurrë më të dashuruar.