Bota

Ishte prishur kamioni, vdesin 50 persona nga etja në shkretëtirën e Saharasë!

Rreth 50 persona kanë vdekur nga etja në një zonë të largët të Saharasë në Niger, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u prish dhe mbetën të bllokuar. Autoritetet thanë se grupi po kthehej nga Mali, ku kishte marrë pjesë në një festë fetare, kur u përball me mungesë totale uji rreth 80 kilometra larg pikës kufitare të Assamaka. Vetëm dy persona arritën të mbijetojnë pasi ecën në këmbë nëpër shkretëtirë për të kërkuar ndihmë.

Sipas guvernatorit të rajonit të Agadezit, kushtet ekstreme dhe mungesa e furnizimeve e bënë të pamundur mbijetesën. Viktimat u gjetën të pajetë nën dhe përreth kamionit të ndaluar në mes të shkretëtirës. Studiuesit kanë zbuluar 260 varre masive të panjohura më parë, 6000 vjeçare, të shpërndara në shkretëtirë, të cilat fshehin një hierarki shoqërore të rreptë dhe të frikshme.

Rikujtojmë, se një ekip studiuesish nga Universiteti Macquarie, njësia kërkimore HiSoMA e Francës dhe Akademia Polake e Shkencave, thanë kanë zbuluar 260 varre masive të panjohura më parë, të shpërndara në një sipërfaqe prej gati 1.000 kilometrash në shkretëtirën Atbai, në lindje të lumit Nil.

Të gjitha varret ndajnë një detaj thellësisht të frikshëm. Çdo vend ndjek saktësisht të njëjtin model : një mur i madh rrethor, disa deri në 80 metra në diametër, përmban kocka njerëzore dhe kafshësh të rregulluara me kujdes brenda. Megjithatë, në qendër të secilës strukturë, shtrihet një person i vetëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Të gjithë njerëzit e tjerë, si dhe kafshët, janë varrosur rreth tij.