Sport

Ishte shumë pranë një medalje në Lojërat Olimpike, Lara Kolturi zhgënjen në raundin e dytë!

Lara Colturi bëri një debutim të shkëlqyer në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Skiatorja kuqezi u rendit e katërta në zbritjen e parë teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 3 sekonda e 97 të qintat, një kohë që bën që të ëndërrojmë për një medalje të mundshme Olimpike

Koha e Lara Colturit është e njëjta me atë të Sara Hector dhe Stjernesund, ndërkohë që ajo ka lënë pas emra si Mikaela Shiffrin apo Camile Rast. Në garën e slalomit gjigant garoi edhe Semire Dauti që e mbylli garimin e saj me kohën 1 minutë 10 sekonda e 95 të qintat duke u renditur e 5, por që arriti të sigurojë pjesëmarrjen në zbritjen e dytë.

E pafat ishte skiatorja nga Kosova Kiana Kryeziu që gaboi në zbritjen e parë dhe nuk e përfundoi atë duke u skualifikuar. Përsa i përket rezultatit në këtë zbritje, më mirë se Lara Colturi bënë vetëm italiania Federica Brignone, Lena Duerr e Gjermanisë dhe italiania tjetër Sofia Goggia që u pozicionuan në 3 vendet e para.

LEXO EDHE: Nesër Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, Armand Duka rikandidon për kreun e FSHF-së!

Pritshmëritë për një medalje historike ishin të mëdha, por ajo nuk arriti të jepte më të mirën në lëshimin e dytë dhe për rrjedhojë përfundoi garën në vendin e 16-të.

Skiatorja tjetër shqiptare, Semire Dauti bëri një paraqitje të mirë dhe përfundoi garën në vendin e 44-t. Gara u fitua nga italiania Federika Brinjones, që merr medaljen e dytë të artë në Milano Cortina 2026.

LEXO EDHE: Ronaldo gjithmonë e më larg Arabisë Saudite, e ardhmja e tij tek Al Nassr nuk është më e sigurtë