Policia italiane ekzekutoi operacionin antidrogë të koduar “Turizmi i madh”, i cili solli shkatërrimin e një bande trafikantësh italo-shqiptare. 5 italianë e 1 shqiptar u prangosën. Ky i fundit, konsiderohet korrieri i besuar i drogës. Kokaina e heroina trafikohej në Sardenjë, Kalabri dhe në Lombardi. Banda dyshohet se në 5 rrugë ka trafikuar rreth 25 kg drogë me vlerë 7 milionë euro.