Rajoni

Itali, shkatërrohet një bandë droge italo-shqiptare

Në Itali, Policia shkatërroi sot një grup të rrezikshëm italo-shqiptar që merrej me trafik droge, kërcënime e zhvatje me dhunë, kryesisht ndaj sipërmarrësve në provincën e Bergamos. Në pranga ranë 13 persona që ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të zonës. Me metoda mafioze, ata dhunonin e kërcënonin tregtarët në rast se nuk paguanin gjobat që iu vendosnin. Në të kundërt, iu garantonin mbrojtje të aktiviteteve. Gjithashtu, policia italiane sekuestroi 4 armë zjarri, përfshirë një silenciator me numër serie të fshirë, si dhe municione, fishekë e para cash.