Reagon Komisioni Europian pas arratisjes së 50 refugjatëve të anijes Diccioti në Itali. Brukseli thotë se Roma duhet t’i kishte mbajtur edhe në paraburgim nëse do të ishte e nevojshme. Selia e kryeministrit italian sqaroi se “bazuar në ligj, këta persona janë të lirë të lëvizin”, ndërsa Salvini nuk nguroi të bëjë ironinë e radhës: Po, a nuk i kisha rrëmbyer unë? Pyet ministri i Brendshëm.