Showbiz

Italia gjen një mënyrë të re për të monitoruar njerëzit në rrugë që shkelin distancimin social

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil me anë të deklarate të publikuar në faqen e tyre zyrtare, konfirmon metodën më të re që policia do të përdorë për të monitoruar rrugët e Italisë.

Autoritetet italiane tashmë do të përdorin dronë për të monitoruar të gjitha rrugët për njerëzit që shkelin rregullat e distancës sociale dhe vetëkarantinimin.

Të gjithë ata që do kapen duke dalë në rrugë do të marrin gjobë prej 200 eurosh dhe gjithashtu do të rrezikojnë 6 muaj burg. Italia është shteti i parë pas Kinës me numrin më të lartë të të infektuarve.

Në shtetin fqinj janë konfirmuar rënie të numrit të të vdekurve dhe në 24 orët e fundit janë shënuar 601 viktima nga Covid-19. Po në 24 orë u konfirmuan 4789 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në 63.927 ndërsa humbjet totale të jetës kapën shifrën 6077.