Bota

Shpëtuan emigrantët në det, Italia prangos peshkatarët tunizianë

Italia prangos peshkatarët tunizianë pasi shpëtuan emigrantët në det. Tunizianët u arrestuan në det të hapur pasi u dhanë ndihmë 14 emigrantëve rreth 24 milje detare nga brigjet e ishullit italian të Lampeduzës. Prokurorët i akuzojnë për shoqërim të paligjshëm të varkës drejt ujërave italiane dhe thonë se nuk ka prova për një sinjal ndihme “SOS” të lëshuar nga varka e emigrantëve, apo nga peshkarexha.