Më në fund vjen një lajm i mirë nga shteti fqinj që në 24 orët e fundit ka shënuar 431 viktima nga Koronavirusi gati 200 më pak se të shtunën.
Ky është numri më i ulët i viktimave që Italia ka shënuar që nga data 19 mars. Në këtë janë konfirmuar 427 humbje jete nga pandemia që ka fituar shumë shpejt territor në Itali.
Që pas 19 marsit numri i viktimave në 24 orë tejkalonte shifrën 600. Duket se dalëngadalë situata po vjen duke u përmirësuar.
Në Lombardi numri i viktimave ditore ishte vetëm 110, shifër që inkurajon disi tejkalimin e pikut të Covid-19. Në total numri i viktimave në Itali është mbi 19.899 ndërsa numri i të prekurve është 156,363.