Benjamin Netanyahu ka sulmuar liderët europianë, duke i akuzuar për mungesë guximi përballë Iranit. Gjatë një mbledhjeje qeverie, ai tha se shumë prej tyre “e dinë situatën, por kanë frikë të flasin apo të veprojnë kundër Iranit”.
Në të njëjtën kohë, Netanyahu theksoi se Izraeli po lëviz në drejtim të kundërt. “Po vazhdojmë të forcojmë aleancat me vendet arabe, të cilat po shqyrtojnë mundësinë të luftojnë në krahun tonë”, u shpreh ai.
Sipas tij, këto zhvillime po ndryshojnë ekuilibrat në rajon. “Ne nuk kemi frikë dhe po veprojmë. Po krijojmë aleanca që më parë dukeshin të pamundura”, shtoi kryeministri izraelit
Ndërkohë Japonia ka nisur kontakte sekrete direkte me Iranin mes tensioneve në Lindjen e Mesme.
Sipas burimeve, ministri i Jashtëm i Japonisë Toshimitsu Motegi dhe ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghtschi kanë zhvilluar të paktën dy biseda që nga nisja e konfliktit.
Nuk bëhet fjalë për negociata për marrëveshje, por për kontakte direkte, larg presionit publik.
Një zyrtar japonez thotë se synimi është të përcillen shqetësimet për sigurinë energjetike.
Japonia importon mbi 90% të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit dhe kërkon të mbajë të hapur dialogun.