Bota

Ja 10 vendet më të sigurta në rast apokalipsi bërthamor!

Të gjithë po bien dakord se opsioni i një konflikti bërthamor nuk është më një fantazi politike. Episodet e fundit të tensionit midis Izraelit dhe Iranit që kanë kulmuar në sulme masive mes palëve, po nxisin frikën e një përshkallëzimi global. Pyetja e ngritur me këmbëngulje gjithnjë e më të madhe është se cilat vende në botë do të ishin më të sigurta në rast të një apokalipsi atomik?

Studimet e botuara në “Nature Communications” ofrojnë një përgjigje konkrete.

Disa vende, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, dendësisë së ulët të popullsisë dhe mungesës së infrastrukturës ushtarake strategjike do të kishin më shumë gjasa të mbijetonin ose të paktën t’i rezistonin një konflikti bërthamor në shkallë të gjerë.

Ekspertët propozojnë listën e 10 vendeve më të sigurta në botë që janë:

1 – Islanda

2 – Kanadaja

3 – Australia

4 – Zelanda e Re

5 – Norvegjia

6 – Suedia

7 – Groenlanda

8 – Ishujt Fixhi

9 – Nepali

10 – Sri Lanka.